Bëhuni gati/ Dimri i vërtetë “zbarkon” të hënën në Shqipëri, vendi do mbulohet nga bora

Ndonëse me ardhjen e vjeshtës janë ftohur pak temperaturat, ju sigurojmë që akoma nuk keni parë asgjë nga i ftohti.
Fundjava do të jetë me vranësira dhe shira, ku të dielën në mbrëmje do ketë shira të dendur deri në mesditën e të hënës.

E njëjta situatë do të paraqitet deri në mbrëmjen e së hënës, kur temperaturat do të ndryshojnë dukshëm duke rënë me disa gradë.

Kjo ulje e temperaturave do të mbulojë gjithë territorin e vendit, ndërsa zonat malore do të zbardhen nga bora gjatë natës së të hënës e në vazhdim.

Megjithatë, sipas MeteoAlb nuk do mungojnë “surprizat” e motit, çka pritet që bora të zbresë edhe në zonat e ulëta.