“Kam dhimbje në zemër sa herë e shoh me të tjera, do ta dua deri në vdekje…” (foto)

Kur dikush ndahet nga kjo jetë, e vetmja gjë që kërkojnë familjarët dhe të afërmit është qetësia.
Por kur je personazh publik, edhe të panjohurit e ndjejnë veten të afërt me personin që është larguar nga kjo jetë. Kjo gjë ndodh në çdo vend të botës.
Vëmendje maksimale, pasi edhe dhimbja ngjan të jetë kolektive.
Paçka Bjordi ka kërkuar të lihet në qetësi në këtë moment dhimbje për humbjen e ish-të dashurës, fansa, të njohur dhe të panjohur përveç ngushëllimeve i janë “vërsulur” atij pse u nda me Adelën.
Një mesazh i ashpër është postuar në faqen e Bjordit nga një person që pretendon se është e afert me gazetarën e ndjerë e ndarë nga jeta të hënën në orët e para të mëngjesit, teksa ndodhej e vetme në banesë në Tiranë.
Të tjerë fansa kërkojnë që Bjordi të bëhet i fortë e se ai është një djalë i mrekullueshëm.
“Me falni po cfare dreq shoqesh jane kto qe nxjerrin sekretet e shoqes. Njerezit ndahen e jeta vazhdon. Mjere ajo qe iku aq e re. Sa per lloqe te papare jemi si njerez. Vdesim per pak lajm. Kush qau, sa qau, pse qau. Te gjalle te gjithe beterr e te vdekur te gjithe engjell. Nganjehere me vjen per te vjell nga gjithe kjo corbe mentaliteti puro shqiptar”, shkruan një tjetër.
Adela Xhamani, nga Kavaja humbi jetën në moshën 31-vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër. /ShkodraNews
Ja mesazhi në faqen e Bjordit ne linkun qe vijon: