Marina Vjollca prish raportet me vjehrrën? Ja ç’ka ndodhur sot me mamanë e Getoarit (Foto)

Moderatorja Marina Vjollca është bërë nuse në Kosovë, pasi u martua me reperin Getoar Selimi. Dasma madhështore e çiftit kishte bërë bujë në medie duke u përfolur deri në detaje.

Një gjë, e cila u komentua shumë, është marrëdhënia e Marinës me nënën e Getit, që të dyja u tha që kanë marrëdhënie shumë të mira si nuse e vjehërr.

Madje, nëna e Getit, Florija e kishte përkrahur Marinën edhe për emisionin e saj të ri të cilin ajo e ka filluar javën e kaluar.

Vjehrra e Marinës sot feston ditëlindjen, me fjalë prekëse e uroi Geti, i cili përveç urimit e falënderoi nënën për çdo gjë.

“Nane, nuk mjaftojne ore, dite, muaj, vite dhe as krejt jeta ime ,per te te falenderuar per gjithcka qe ke bere per mua. Urime ditelindjen e shtrenjta ime nene! Jetofsh edhe 100 vite te lumtura sebashku me ne. Te dua pafund!”, thuhet ndër të tjera në urimin e Getit.

Por, mungonte urimi i Marinës për vjehrrën, e cila duket se ka harruar nga angazhimet rreth emisionit, shkruan lajmi.net. A do të thotë kjo se raportet mes tyre janë prishur? kojo mbetet të shihet në ditët e ardhshme.