Mos bëni plane për fundjavë! Shihni më parë si do të jetë moti

Fundjava do të jetë me shira dhe vranësira të konsiderueshme më së shumti në pjesën qendrorë të vendit.

Sipas meteoalb, shira dhe vranësira do të ketë në pjesën qendrore nga e shtuna në mbrëmje deri të dielën, të cilët më pas do të zhvendosen në veri gjatë të dielës deri ditën e hënë.

Vranësirat dhe shirat mbeten dominante edhe të hënën, më të dendur në ekstremin Verior dhe Jugor.

Temperaturat e ajrit rriten gjatë mëngjeseve ndërsa pësojnë rënie me 2 – 3°C gjatë orëve të mesditës, më e ndjeshme në zonat Veriore dhe Lindore.

Mbrëmja e së hënës sjell rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë territorin dhe reshje dëbore gjatë natës, në zonat malore.